Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jo rezident i Jordanisë

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jo rezident i Jordanisë

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri jo rezident i Jordanisë në Prishtinë, Hazem Issam El-Khatib Al-Tamimi.

Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Jordanisë ndaj Kosovës dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.


Ajo theksoi rëndësinë e përkrahjes së Jordanisë për Kosovën në forume ndërkombëtare dhe vazhdimin e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Osmani po ashtu theksoi nevojën për intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit në siguri, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Gjatë takimit u diskutua edhe për vizitën zyrtare të presidentes Osmani në Jordani, me ftesë të Mbretit Abdullah II, me qëllim që të thellohen më tej raportet e mira ndërmjet dy vendeve. 

Lexo edhe

Video