Osmani: Prania e NATO-s në Kosovë, barrierë kundër përpjekjeve për cenim të paqes dhe stabilitetit

Osmani: Prania e NATO-s në Kosovë, barrierë kundër përpjekjeve për cenim të paqes dhe stabilitetit

“Prania e trupave të NATO-s në Kosovë nuk është vetëm një garanci për sigurinë tonë por është edhe një barrierë kundër çdo lloj përpjekje për cenimin e paqes dhe stabilitetit për të cilin të gjithë së bashku kemi punuar e sakrifikuar shumë gjatë”, tha presidentja e vendit, Vjosa Osmani të martën në konferencë për media me shefin e NATO-s, Mark Rutte, raporton KosovaPress.

Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Osmani tha se Beogradi po tenton të destabilizojë Kosovën dhe gjithë rajonin.

Ajo shtoi se është me rëndësi që të shtohet prania dhe pajisjet për mbrojtjen e kufirit, transmeton KosovaPress.

“Para më shumë se 25 vitesh, shumica prej nesh që na takuat sot kemi qenë të rinj ose fëmijë të cilët dolëm t’i presim ushtarët e NATO-s. Përgjatë këtyre 25 viteve së bashku me juve e kemi shndërruar Kosovën në një vend me demokraci. NATO është themeluar mbi vlerat, prandaj edhe synimi për anëtarësim është një domosdoshmëri. Është me rëndësi që ky rajon të mos ketë vakume të sigurisë”, tha ajo.


Osmani tha se është e rëndësishme që “bashkërisht ta fuqizojmë prezencën edhe të personelit edhe të mjeteve për ta mbrojtur kufirin në mënyrë që të parandalohet si hyrja e grupeve terroriste, ashtu edhe e armatimit të tyre të cilët kanë për qëllimin krijimin e konflikteve në rajonin tonë”.

Osmani përmendi katër vendet e NATO-s që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, çka sipas saj, është shkak që procesi i avancimit të raporteve të aleancës me FSK-në është çështje e ndërlikuar.

“Megjithatë, kjo nuk nënkupton që FSK-ja nuk e ka mandatin e plotë ashtu siç parashihet në Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e miratuara, si forcë e cila e mbron sovranitetin dhe integritetin territorial dhe të gjithë qytetarët e vendit tonë”, tha Osmani, përcjellë KosovaPress.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim

Lexo edhe

Video