Osmani në Berlin: Demokracia për ne është opsioni i vetëm

Osmani në Berlin: Demokracia për ne është opsioni i vetëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në “World Forum”,  në Berlin derisa është deklaruar se në Kosovë demokracia është opsioni i vetëm.

“World Forum” sipas njoftimit të zyrës së presidentes mblodhi në Berlin kampionë global të demokracisë, pikërisht aty ku para 35 viteve rënia e Murit të Berlinit shënoi një moment përcaktues për demokracinë në mbarë botën, raporton KosovaPress.

“Demokracia është një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit, por nuk është e vetëqëndrueshme—ajo është vepër e çdo brezi, e ndërtuar dhe e forcuar ditë pas dite. Në Kosovë, këtë e kuptojmë më së miri. Demokracia për ne nuk është vetëm njëra nga opsionet- është opsioni i vetëm, sepse e dimë se çfarë sjell mungesa e saj—shkatërrim, vuajtje dhe humbje jete. Prandaj, populli ynë, mbetet i palëkundur në përkushtimin ndaj vlerave demokratike”, thuhet në njoftimin e presidencës.


Derisa mbrëmë në Berlin, Osmani ka lexuar një ‘Laudatio’ për Presidentin Bill Clinton, i cili u nderua me çmimin “Paqebërësi i Shekullit” nga “World Forum”.

Në njoftimin e presidencës thuhet se mbështetja e presidentit Clinton për Kosovën ka qenë gjithmonë pasqyrim i vlerave amerikane—të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë.

“Faleminderit, President Clinton, jo vetëm për marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha për jetët e shpëtuara. Dhe në veçanti, faleminderit në emër të fëmijëve të tashëm të Kosovës—brezi i parë që nuk po rritet në luftë e që njeh vetëm paqe”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Lexo edhe

Video