Osmani ndan dekorata presidenciale për nder të 17-vjetorit të pavarësisë

Osmani ndan dekorata presidenciale për nder të 17-vjetorit të pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë titullin hero i Kosovës, Shaban Jasharit.

Osmani, në një ceremoni të veçantë për nder të shtatëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, theksoi se familja Jashari është themeli i lirisë së Kosovës.

Krahas kësaj, Osmani ndau urdhrin hero dhe heroin e Kosovës edhe për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin.

E para e vendit tha se shteti i Kosovës njeh sakrificën e të gjithëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


Osmani për nder të 17 vjetorit të pavarësisë, ndau dekorata presidenciale, për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Në këtë ceremoni morri pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka thënë se Kosova e pavarur është një realitet që s’kthehet asnjë herë më prapa.

Ai tha se ndihma e Shqipërisë ndaj Kosovës është ndihmë për shqiptarinë.

“Ne duhet të qëndrojmë bashkë krah për krah në çdo sferë”, tha ai.

Lexo edhe

Video