Osmani: E kemi borxh të nderojmë sakrificën e familjes Haradinaj

Osmani: E kemi borxh të nderojmë sakrificën e familjes Haradinaj

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe duke thënë se “kjo tregon së bashkëdyzimi i luftës tonë çlirimtare dhe ndihmës së aleatëve  më në fund solli lirinë”. Osmani u deklarua të hënën në Gllogjan të Deçanit, në shënim të Epopesë së Dukagjinit.

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) vendosi të intervenoi në Kosovë me qëllim që të ndalë terrorin që po shkaktohej nga forcat serbe, në luftën e viteve 1998/99.

Osmani tha se vetëm të bashkuar, dhe me ndihmën e aleatëve, Kosova mund të arrijë suksese historike.

“Sot nderojmë edhe përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-së dhe kjo tregon së bashkëdyzimi i luftës tonë çlirimtare dhe ndihmës së aleatëve  më në fund solli lirin për të cilën u sakrifica për breza dhe në të njëjtë kohë është mesazh se vetëm të bashkuar për Kosovën sovrane, por edhe me ndihmën e aleatëve tanë Kosova mund të arrij suksese historike siç edhe ka arritur nëpërmjet çlirimit, pavarësisë dhe shtet ndërtimit”, tha ajo.

Vendimi për bombardime erdhi pas përpjekjeve të Richard Holbrooke – i dërguari i presidentit amerikan Bill Clinton – për ta bindur Sllobodan Millosheviqin për armëpushim. Përpjekjet nuk patën sukses, kështu, sekretari i atëhershëm i NATO-s, Javier Solana dha autorizimin për sulmet ajrore, të cilave iu priu gjenerali amerikan Wesley Clark.

Amerikanët thanë se forca ishte e nevojshme për ta ndaluar agresionin që serbët po e bënin ndaj shqiptarëve në Kosovë.


Osmani tha më 24 mars se është borxh i institucioneve të Kosovës të nderojnë sakrificën e familjes Haradinaj dhe të Gllogjanit.

Ajo bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, në 27-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

Osmani më 24 mars qëndroi edhe në Kullën e Haradinajve ku u prit nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryetari i zonës operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Njëzetekatër marsi shënon një prej datave më të lavdishme të historisë sonë sepse këtu u bë një luftë heroike në mbrojtje të popullit shqiptar nga ato qe ishin masakrat dhe ndër sulmet më të ashpra të hegjemonisë serbe nën udhëheqjen e regjimit gjenocidal dhe fashist të Millosheviqit. Familja Haradinaj dhe i gjithë Gllogjani u ngritën në këmbë për t’i shndërruar këto kulla në fortifikatë të lirisë dhe shumë prej atyre që luftuan ranë dëshmorë  e shumë të tjerë vazhduan të kontibuojnë  për lirinë e Kosovës. Prandaj, është borxh i yni si institucione si qytetarë të kësaj republike te lirë e sovrane  që gjithnjë të nderojmë sakrificën e familjes Haradinaj dhe të gjithë atyre qe ranë për liri”, tha ajo.

Bombardimet e NATO-s, të nisura më 24 mars 1999, zgjatën 78 ditë – deri në Marrëveshjen e Kumanovës. Kjo marrëveshje shënoi kapitullimin e Serbisë duke bërë që forcat e saj të largohen nga Kosova.

Lexo edhe: https://kosovapress.com/sa-do-te-zgjasin-bombardimet-cka-mund-te-dale-gjate-rruges-kujtime-nga-selia-e-nato-s

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video