Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Brian Mast, ku kanë diskutuar për aleancën e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri.
“Me administratën e presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë”, ka shkruar Osmani.