Presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është simbol i dinjitetit dhe sakrificës për liri dhe pavarësi.
Osmani në ceremoninë ku pritet të parakalojnë kuadratet e FSK-së dhe Policisë së Kosovës për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha se vendi ka mbërritur këtu me shumë mund dhe sfida.
Ajo përmendi angazhimin e presidentit Ibrahim Rugova, luftën e UÇK-së në krye me Komandantin Adem Jashari, si dhe mbështetjen e aleatëve, veçanti ShBA-të.