Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dhënë detaje nga biseda e saj me presidentin e sapo zgjedhur të SHBA-së Donald Trump, gjatë rihapjes së katedrales Notre Dame në Paris.
Osmani ka shkruar në rrjetin X, se në emër të popullit të Kosovës ajo ka përgëzuar Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
“Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë. Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar ajo.