Ndonëse më herët Kuvendi i Kosovës kishte paralajmëruar një seancë plenare për ditën e hënë, kjo datë është zhvendosur tashmë për 21 nëntor – ditë e enjte.
Deputetëve të Kuvendit të Kosovë me një fjalim do t’iu drejtohet presidentja Vjosa Osmani.
Seanca plenare do të fillojë nga ora 09:30, thuhet në një njoftim të dytë të Kuvendit të Kosovës.