Osmani: FSK-ja është shembull i guximit dhe mbrojtjes

Osmani: FSK-ja është shembull i guximit dhe mbrojtjes

 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të ndërrimit të viteve ka vizituar FSK-në.


Presidentja Osmani ka shkruar se FSK-ja është shembull i guximit dhe mbrojtjes së Republikës dhe vlerave tona shtetërore.

“Në prag të ndërrimit të viteve, i vizitova dhe pashë nga afër përkushtimin, disiplinën dhe dashurinë për atdheun tonë. Uroj që viti 2025, të jetë vit i forcimit të mëtejshëm të Ushtrisë së Kosovës në misionin fisnik për të mbrojtur Republikën dhe qytetarët e saj”, ka shkruar ajo.

Lexo edhe

Video