Është koha që të largohen masat e padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, tha të martën presidentja Vjosa Osmani.
E para e vendit, pas takimit me homologun e tij nga Letonia, Edgars Rinkevics, kërkoi nga Bashkimi Evropian që të ketë përgjigje të qartë karshi qasjes destabilizuese të Serbisë në rajon.
Në konferencën e përbashkët për media, ajo tha se Kosova është e përkushtuar për vlerat euro-atlantike.
“Jemi të përkushtuar thellë për vlera euro-atlantike, parimin e fqinjësisë së mirë gjithmonë duke ruajtur sovranitetin territorial”, tha ajo.
Në anën tjetër, Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, tha se mbështesin anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtarë dhe veçmas në Këshill të Evropës dhe Bashkim Evropian.
Ai shtoi se diskutuan me presidenten Osmani edhe për avancimin e raporteve bilaterale mes dy vendeve.