Osmani e ftuar nga presidenti francez krahas liderëve botërorë, kjo është arsyeja

Osmani e ftuar nga presidenti francez krahas liderëve botërorë, kjo është arsyeja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t’i bashkohet liderëve nga e gjithë bota për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame. Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu janë ftuar për këtë ceremoni nga presidenti francez Emmanuel Macron.


“Përveç ceremonisë në katedrale, ata janë ftuar edhe në Pallatin Élysée , në një darkë të organizuar nga presidenti Macron për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në ceremoni. Presidentja do të jetë në Paris krahas presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës”, thuhet nw komunikatw.

Katedralja e Notre Dame, monument 850 vjeçar i trashëgimisë kulturore, është restauruar pas zjarrit shkatërrues të pesë viteve më parë.

Lexo edhe

Video