Osmani e ambasadorët e akredituar bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Në 19 vjetorin e  vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me korin diplomatik në vend kanë bërë homazhe tek varri i tij.

Presidentja Osmani teksa e ka quajtur Ibrahim Rugovën atin themeltarë të shtetit të Kosovës, tha se kontributi i tij do të shërbej si udhërrëfyes.

“Vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës, ai ishte një politikan i jashtëzakonshëm që i solli politikës dimensionin human të saj, dimensionin që fatkeqësisht mungonte për një kohë të gjatë, prandaj edhe mbetet jo vetëm shembull i vizionit dhe politikbërjes në Kosovë por edhe kudo që shkojmë në botë”, tha ajo.


Ish-presidenti, Ibrahim Rugova ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

 Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video