Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Ajo tha se i njëjti ka probleme të shumta të cilat ia kanë adresuar edhe emisarit të ri të BE-së për dialogun, Peter Sorensen, në takimin e mbajtur në fillim të kësaj jave.
“Personalisht besoj se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, po ashtu nuk është në përputhje as me normat dhe standardet e Bashkimi Evropiane e vlerat e Këshillit të Evropës. Po ashtu nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe një draft-statut i tillë që bie ndesh në këto të tria s’ka sesi të hyjë në fuqi dhe nuk besoj se do të kalonte çfarëdo testi në Gjykatën Kushtetuese”, tha Osmani.
Osmani theksoi se presin nga lidershipi i ri i BE-së të marrë parasysh kërkesat e Kosovës.
Këto komente, Osmani i bëri në konferencë për media pas takimit me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics.
https://kosovapress.com/osmani-eshte-koha-te-largohen-masat-e-padrejta-te-be-se