Osmani dhe Kurti hyjnë ndaras në Kullën e Jasharëve për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Osmani dhe Kurti hyjnë ndaras në Kullën e Jasharëve për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë hyrë ndaras në Kullën e Jasharëve për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së në Prekaz, raporton KosovaPress.

Vëllai i Adem Jasharit, Rifat Jashari ka pritur ndaras Osmanin dhe Kurtin në kullë.

Me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti vizituan Kullën e Jasharëve në Prekaz, por ndaras nga njëri-tjetri, shkruan KosovaPress.


Ndërsa, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, krerët e shtetit kanë bërë homazhe së bashku, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, raporton KosovaPress.

Jasharët, zhvilluan rezistencë më 5, 6 dhe 7 mars, ku u përballën me forcat serbe, më 1998. Ai ishte sulmi i tretë ndaj tyre por që mori jetën e 55 personave – 22 prej të cilëve ishin të familjes së ngushtë të Adem Jasharit, shkruan KosovaPress.

Pesë, gjashtë dhe shtatë marsi shënon Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – manifestim që mbledh në Prekaz qytetarë, organizata e përfaqësues të institucioneve.

https://kosovapress.com/kreret-e-shtetit-kujtojne-sakrificen-e-familjes-jashari

Lexo edhe

Video