Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar 26 vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.
Omani tha se 24 marsi Ishte dita kur bota demokratike nuk heshti, dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë, raporton KosovaPress.
“Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës. Nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare, lindi Kosova e lirë! 26 vjet më pas, Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur. Lavdi të gjithë të rënëve për liri! Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për Kosovën shtet të lirë, të pavarur e sovran”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.
/KosovaPress/