Organizohen homazhe me rastin e vdekjes së doktorit Isuf Dedushaj

Me rastin e vdekjes së doktorit, epidemiologut të parë në Kosovë, Isuf Dedushaj, qytetarë të shumtë bënë homazhe në Sallën e Kuqe në Prishtinë, në mesin e tyre edhe kryeministri aktual, Albin Kurti.

Vëllau i tij Naimi me lot në sy tha se Dedushaj ia ka kushtuar tërë jetën e tij Kosovës, jo vetëm nga ana e mjekësisë por dhe me punën e tij në Kryq të Kuq në vitet e 90-ta kur Kosova kishte humbur shpresat dhe gjatë luftës në Kosovë.

Dedushaj, tregoi edhe dy amanetet që Isufi kishte lënë.


“Amaneti tij është që mos të ndalemi asnjëherë, duke punuar për të mirën e vendit. Amaneti për mjekët e tij dhe të Kosovës ishte që të punojë për popullin dhe mos ta harrojnë betimin e Hipokratit. Ne si familje, mburremi, ishte krenari, me të duhet të mburret krejt Kosova, krejt shqiptaria”, u shpreh ai.       

E me punën e tij, nuk mburret vetëm familja, por e tërë shqiptaria, shtoi vëllai i tij.

Epidemiologu i njohur, i pari nga shqiptarët e Kosovës, Isuf Dedushaj, ka vdekur në moshën 73 vjeçare. /A.Shala/

Lexo edhe

Video