Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar një vendvotim në Komunën e Vushtrrisë për të kuptuar më mirë mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Orav ka thënë se populli i Kosovës duhet ta ushtrojë të drejtën për të votuar.
“BE ka vendosur Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së në Kosovë 2025 për të vëzhguar të gjitha aspektet e këtij procesi. Populli i Kosovës duhet ta ushtrojë të drejtën e tij për të votuar dhe të shprehë lirshëm zgjedhjet e tij”, ka shkruar ambasadori Orav.