Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka propozuar shkurtimin e buxhetit të saj me një të pestën pasi Shtetet e Bashkuara, kontribuuesi i saj më i madh, vendosi të tërhiqet dhe tani do të duhet të zvogëlojë numrin e misioneve dhe stafit.
OBSH përballet me një mungesë të ardhurash prej gati 600 milionë dollarë deri në vitin 2025 dhe tani nuk ka “zgjidhje tjetër” përveçse të fillojë të bëjë shkurtime, shpjegoi , tha drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një mesazh dërguar stafit në agjencinë shëndetësore të OKB-së të premten.
Përveç fillimit të tërheqjes së SHBA-së nga OBSH pas marrjes së detyrës në janar, Donald Trump ka vendosur të ngrijë të gjithë ndihmën e huaj të SHBA-së, duke përfshirë programe të rëndësishme që synojnë përmirësimin e shëndetit global.
Trump justifikoi vendimin duke përmendur një mospërputhje midis kontributeve financiare amerikane dhe kineze, duke akuzuar organizatën për “mashtrim”. Tedros paralajmëroi në fund të janarit se OBSH duhet të merr masa të reja për të ulur kostot.
Shtetet e Bashkuara ishin deri tani kontribuuesi më i madh në buxhetin e OBSH-së. Për shembull, në ciklin e fundit dyvjeçar të buxhetit për 2022-2023, ata siguruan 16.3 për qind të buxhetit total të organizatës prej 7.89 miliardë dollarë.
“Shkurtimet dramatike në ndihmën zyrtare të SHBA-së për vendet e tjera kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha në ato vende, veçanërisht për OJQ-të dhe agjencitë e OKB-së, përfshirë OBSH-në”, shkroi Tedros në një email.
Në shkurt, Bordi Ekzekutiv i OBSH-së propozoi një buxhet për 2026-2027 u ul nga 5.3 miliardë dollarë në 4.9 miliardë dollarë.
“Që atëherë, perspektiva për ndihmën e zhvillimit vetëm është përkeqësuar, dhe për këtë arsye ne u kemi propozuar shteteve anëtare një reduktim të mëtejshëm të buxhetit në 4.2 miliardë dollarë, një reduktim 21 për qind krahasuar me buxhetin e propozuar fillimisht,” shkroi Tedros.
Zvogëlimi i numrit të punonjësve fillimisht do të zbatohen në nivelin qendror të organizatës, duke filluar nga menaxhmenti i lartë, por do të prekin të gjitha nivelet dhe të gjitha rajonet, transmeton KosovaPress.