Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura ka takuar përkrahësit në fshatin Abri e Poshtme. Të hënën, ai me bashkëpartiakë kanë qëndruar edhe në Plluzhinë.
Nura – i cili mban numrin 11 në listën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, tha se banorët e këtyre fshatrave i kanë qëndruar besnikë PDK-së që prej themelimit të saj.
“Takimet e mbrëmshme në Abri të Poshtme dhe Plluzhinë, me përkrahësit që i kanë qëndruar besnikë Partisë Demokratike të Kosovës që prej themelimit të saj, për të vazhduar kështu së bashku drejt fitores së 9 shkurtit”, ka shkruar Nura në Facebook.