Numërohen votat në rreth 90 për qind të vendvotimeve në përfaqësi diplomatike

Numërohen votat në rreth 90 për qind të vendvotimeve në përfaqësi diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet nga numërimi i 93.02 për qind e vendvotimeve nga përfaqësitë diplomatike.

Sipas faqes zyrtare të KQZ-së, janë numëruar 40 kuti nga 43 sa janë në total.


Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa ka 80.75 për qind, pastaj Partia Demokratike e Kosovës me 7.48 të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 7.45 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 1.93 për qind.

Numërimi ka filluar të mërkurën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë, për 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime.

Ky proces i votimit u zhvillua më 8 shkurt 2025 dhe morën pjesë 15 mijë e 352 votues, apo 75.57 për qind e numrit që ishin regjistruar si votues./KosovaPress

Lexo edhe

Video