Numërohen mbi 99%, këto janë votat e partive politike

Numërohen mbi 99%, këto janë votat e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2.533, deri në orën 19:10, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 40.83 për qind ose 339 mijë 350 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.15 për qind ose 184 mijë e 40 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.59 për qind ose 146 mijë 241 vota.

AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.47 për qind ose 62 mijë e 66 vota.


Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.

Në zgjedhjet e parlamentare të vitit 2021, Vetëvendosje ka pasur 438 mijë e 335 vota, PDK-ja 148 mijë e 285 vota, LDK-ja 110 mijë e 985 vota dhe AAK 62 mijë e 111 vota.

Të dielën në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, për herë të parë si të rregullta, pas shpalljes së pavarësisë.

Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka paralajmëruar se do të formojë qeverinë e vetme, ndërsa opozita ka hedhur poshtë mundësinë e hyrjes në koalicion qeverisës duke thënë se do ta bëjnë ekzekutivin e ri vendor nëse partia e Albin Kurtit dështon.

Lexo edhe

Video