Numërohen mbi 77 % të votave me postë, kështu votuan diaspora

Numërohen mbi 77 % të votave me postë, kështu votuan diaspora

Numërimi i votave me postë i diasporës po shkon drejt fundit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky proces do të përfundojnë nesër për të vazhduar pasta numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara.


Tek pas përfundimit të tyre dhe pasi të marrin konfirmimin nga Paneli për Ankesa dhe Gjykata Supreme, atëherë, KQZ mund të shpallë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, raporton KosovaPress.

Deri sot në orën 16:26, janë numëruar 77.54% e kutive të votimit dhe kanë mbetur për t’u numëruar edhe 42 kutia të votimit, prej të cilave prin Lëvizja Vetëvendosje me 24507 vota ose 52.15 %, pas saj është  Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 13742 vota ose 29.24 %, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 4560 vota ose 9.70 % dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët me 1438 vota ose 3.06 %.

Lexo edhe

Video