KQZ-ja po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e sotme parlamentare.
Deri në orën 20:56 janë numëruar 23.56 për qind e votave nga 599 vendvotime nga gjithsej 2.533 sosh.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të shënojë rritje me 55.77 për qind ose 178 mijë e 054 vota. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 25.39 për qind ose 81 mijë e 77 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta 8.99 për qind ose 81 mijë e 718 vota.
Ja kush prin sipas rezultateve preliminare të KQZ-së • KosovaPress
Koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët 5 për qind ose 15 mijë e 964 vota. Lista Serbe 1.15 për qind ose 3672, Koalicioni për Familje 1.09 për qind ose 3.476, Koalicioni Vakat 0.41 për qind ose 1319 vota.
/KosovaPress/