Numërohen 35.64 për qind e votave të diasporës

Numërohen 35.64 për qind e votave të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 1 mars në ora 23:34 ka përditësuar rezultatet e votave të diasporës të ardhura me postë.

Sipas KQZ-së deri më tani janë numëruar 67 nga gjithsej 188 kuti apo 35.64 për qind e tyre.


Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 52.14 për qind të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 28.40 për qind, e treta në radhë është Partia Demokratike e Kosovës me 7.94 për qind si dhe AAK-NISMA me 4.76 për qind.

Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, KQZ do të fillojë numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Lexo edhe

Video