Norvegjia mirëpret vizitën e Zelenskyt

Norvegjia mirëpret vizitën e Zelenskyt

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vazhdon turin e tij nordik, raporton The Guardian.

Pas vizitës në Helsinki dje, ai tani ndodhet në Oslo, ku po takohet me liderët e vendit, duke përfshirë kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Store, dhe ministrin e financave, si dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjell KosovaPress.


Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Store tha se ishte “shumë i kënaqur” që mirëpriti Zelenskyn në Norvegji dhe se vendi i tij e mbështet plotësisht Ukrainën “në luftën e saj për t’u mbrojtur dhe po kontribuon në përpjekjet për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në vend”.

Të dy do të dalin së bashku në një konferencë për shtyp më vonë këtë pasdite.

Lexo edhe

Video