Përfaqësuesi special i presidentit amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, tha se beson se Donald Trump do t’i jep fund luftës Rusi-Ukrainë dhe se paqja është e mundur “brenda disa muajsh”.
Ai tha për Fox News se beson se një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës është i mundur brenda njëqind ditësh.
“Kam besim të madh te presidenti Trump. Ai është pragmatik. Ai do ta bëjë këtë,” tha Kellogg duke shtuar se Trump do të udhëheqë përpjekjet për këtë çështje dhe do të bëjë presion mbi të dyja palët.
Ai vuri në dukje se SHBA deri më tani ka dhënë mbi 174 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe sanksionet janë vendosur ndaj Rusisë.
Kellogg ka shprehur shqetësimin edhe mbi shifrat e viktimave dhe të të plagosurve në luftë, të cilat kanë kaluar mbi një milion.
“Këto janë shifra të tmerrshme. Këto janë numra të Luftës së Dytë Botërore,” tha Kellogg.