Një zyrtare policore në Shtime dorëzon një portofol të gjetur në rrugë

Një zyrtare policore në Shtime dorëzon një portofol të gjetur në rrugë

Më 10 shkurt, një zyrtare policore në Shtime, gjatë patrullimit në rrugën “Tahir Sinani”, ka gjetur një portofol, në të cilin ndodheshin 125 euro dhe disa dokumente personale.

Sipas policisë, pas kryerjes së procedurave të verifikimit, portofoli iu dorëzua pronares së ligjshme, E.K.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për zyrtaren policore, duke e vlerësuar gjestin e saj si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.

Lexo edhe

Video