“Një ultësirë ​​e re”, Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij

“Një ultësirë ​​e re”, Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila nuk ka lejuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi të marrë pjesë në cermoninë e nesërme mortore e të babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili ka vdekur mbrëmë.

Rama ka shkruar në X se kjo është një ultësi e re  nga një gjykatë që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka.

“Një ultësirë ​​e re nga një gjykatë e turpshme dhe e paturpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutalë”, ka shkruar ai, raporton KosovaPress.


Kundër vendimit të Speciales ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së.

https://kosovapress.com/ndalimi-i-thacit-per-te-marre-pjese-ne-ceremonine-mortore-te-babait-te-tij-shkelje-e-te-drejtave-njerezore

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka vdekur të dielën në orët e vona. Nesër, që nga mëngjesi në Skenderaj do të ketë homazhe dhe një mbledhje komemorative, e cila mbahet në orën 12:00. Kurse, varrimi i babait të ish-presidentit Thaçi bëhet në orën 15:00, në fshatin Burojë të Skenderajt.

Lexo edhe

Video