Një turist në Norvegji mbeti nën borë për shtatë orë

Një turist në Norvegji mbeti nën borë për shtatë orë

Një turist i varrosur nga një ortek në veri të Norvegjisë është nxjerrë i gjallë pasi kaloi shtatë orë të bllokuara nën borë, raportuan mediat lokale.

Një burrë, i moshës 40 deri në 50-vjeç, u gjet i vetëdijshëm nën rreth 1.5 metra borë pak pas mesnate në komunën Lyngen. Ai ka kaluar shtatë orë në “xhepin e ajrit” dhe ka arritur të lajmërojë policinë.

“Njerëzit e varrosur nga bora që i mbijetojnë një orteku zakonisht mbyten brenda 10 minutave. Disa mbijetojnë më gjatë. Por shtatë orë janë pothuajse unike në histori,” tha Audun Hetland, një studiues i ortekëve pranë Universitetit Arktik të Norvegjisë.


Kristian Midtgard, i cili e gjeti burrin me qenin e tij Uiski, i tregoi përshtypjet e tij në televizion.

“Ishte shumë e habitshme që ai ishte ende gjallë. Të gjitha statistikat dhe përvoja tregojnë se kjo nuk është e mundur kur je varrosur për kaq gjatë”, theksoi ai.

Burri ishte pjesë e një grupi prej tre turistësh të huaj në një turne të skive në një rajon që autoritetet kanë paralajmëruar se është në rrezik të lartë nga ortekët. Një tjetër anëtar i treshes u kap nga bora që binte dhe u përfshi në ujërat e fjordit. Ai arriti të dilte dhe të kontaktonte autoritetet. Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e gruas së zhdukur. Kombësia e turistëve nuk është bërë e ditur, përcjell KosovaPress.

Lexo edhe

Video