Sot, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ftuar në stacion shoferin N.D., 36 vjeç, i cili më datë 26 shkurt kishte kryer një kundërvajtje në komunikacion në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në afërsi të fshatit Nikaj, Kaçanik, duke tejkaluar një veturë tjetër në zonën e shënuar me vijë të plotë.
Sipas njoftimit, pas verifikimit të pamjeve video të dërguara nga një qytetar përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, policia i shqiptoi shoferit një gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 3 muaj.
Policia Rajonale e Ferizajt inkurajon të gjithë të raportojnë çdo shkelje në komunikacion.
