Një serb prezantohet rrejshëm si zyrtar i AKI-së, Islami: Synohet dëmtimi i imazhit të Kosovës

Një shtetas i Serbisë ka përfunduar në pranga të enjten pasi dyshohet se bëri prezantim të rremë si zyrtar i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ai dyshohet se ka planifikuar vrasjen e një gruaje kosovare. Raste të tilla, sipas njohësve të sigurisë, bëhen për të dëmtuar imazhin e AKI-së dhe shtetit të Kosovës.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami thotë për KosovaPress se ka raste kur persona të pa autorizuar janë paraqitur në emër të AKI-së, duke u përpjekur ta dëmtojnë dhe denigrojnë imazhin e këtij institucioni.

“Duhet theksuar se nuk është rasti i parë. Pra, kemi pasur raste edhe të mëhershme ku personat të pa autorizuar janë paraqitur në emër të AKI-së të cilët përpjekur që ta dëmtojnë imazhin së pari të AKI-së dhe të Kosovës në përgjithësi. Ky rasti i fundit është e vërtetë që ky rast është përpjekje për ta denigruar institucionin e AKI-së dhe unë uroj që ky rast të jetë i izoluar dhe të mos jetë i koordinuar”, thotë Islami.

Islami thotë se përveç qëllimit për të dëmtuar imazhin, persona të tillë prezantohen në mënyrë të rreme edhe për të përfituar materialisht.


Sipas raportimeve, i dyshuari me inicialet R.B rreth 53 vjeç, shtetas i Serbisë është arrestuar të enjten në Fushë Kosovë.

Ai dyshohet se ka planifikuar vrasjen e një gruaje-shtetase e Kosovës – me pretendimin se e njëjta po punon gjoja kundër interesave të vendit.

Lidhur me këtë rast, autoritetet e Kosovës kishin nisur hetim në prill të këtij viti.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video