Një sëmundje e panjohur godet Kongon

Një sëmundje e panjohur godet Kongon

143 njerëz në provincën jugperëndimore të Kongos kanë vdekur muajin e kaluar nga një sëmundje ende e panjohur, thanë autoritetet lokale.

Të infektuarit kishin simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë temperaturë të lartë dhe dhimbje koke të rënda, tha Remy Saki, zëvendës guvernator i provincës Kwango dhe Apollinaire Yumba, ministri provincial i Shëndetësisë.

Një ekip mjekësor u dërgua në terren për të marrë mostra dhe analizuar ato për të përcaktuar sëmundjen.


“Situata është jashtëzakonisht shqetësuese sepse numri i të infektuarve vazhdon të rritet,” tha udhëheqësi lokal Cephorien Manzanza. “Fshati Panzi është larg qyteteve, ndaj ka problem me furnizimin me ilaçe”, tha Manzanza.

Njerëzit e sëmurë vdesin në shtëpitë e tyre pasi askush nuk i trajton, thanë Saki dhe Yumba. Një epidemiolog vendas tha se gratë dhe fëmijët janë më të prekurit nga kjo sëmundje.

Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha sot se agjencia shëndetësore e OKB-së u alarmua për praninë e sëmundjes javën e kaluar dhe po punon me Ministrinë e Shëndetit Publik të Kongos për të përcaktuar se çfarë është.

Lexo edhe

Video