Një i vdekur e një i lënduar në vetaksidentin në Klinë

Një i vdekur e një i lënduar në vetaksidentin në Klinë

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime si rezultat i një vetaksidenti sot pak pas mesditës në Volljakё të Klinёs.

Policia rajonale e Pejës ka zbardhur detaje nga aksidenti për të cilin dyshohet se ka ndodhur derisa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Klinё-Gjakovё, me tё arritur në Volljakё, duke mos iu pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs, i njëjti humb kontrollin dhe bie nё humnerё.


Për pasojë vozitёsi ka ndёrruar jetё në vendin e ngjarjes, ka konfirmuar ekipi mjekёsor, ndёrsa pasagjeri tjetër në veturë ka pёsuar lëndime trupore.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve Pejё.

Lexo edhe

Video