Një i vdekur dhe 50 të lënduar në Bangkok nga tërmeti, India ofron ndihmë

Një i vdekur dhe 50 të lënduar në Bangkok nga tërmeti, India ofron ndihmë

Një person humbi jetën dhe 50 të tjerë u plagosën pas shembjes së një ndërtese në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, si pasojë e tërmetit në Myanmar i cili u ndje nga shteti fqinj. 

Një numër i panjohur personash janë bllokuar nën grumbujt e materialeve. Ndërtesa, e cila dukej se ishte në ndërtim e sipër, u shkatërrua për disa sekonda, shkruan CNN.


Ndërkohë që Myanmar dhe Tajlanda kanë deklaruar situatë të jashtëzakonshme, India shpreh gatishmërinë të dërgojë ndihmë. “Jam i shqetësuar për situatën pas tërmetit në Myanmar dhe Tajlandë”, tha Kryeministri i Indisë, Narendra Modi në X, përcjell KosovaPress.

“India është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë të mundshme”. Autoritetet në Indinë fqinje dhe Bangladesh raportuan se nuk kishte pasur ndikim të madh nga tërmeti me magnitudë 7.7 që goditi Myanmar.

Lexo edhe

Video