Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 17:30 në një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, tha për KosovaPress, se një person ka pësuar lëndime.
“Zjarri është lokalizuar. Raportohet për një person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia.
/KosovaPress/