Disa dhjetëra burra të panjohur të maskuar të veshur me të zeza mbërritën në Parkun Pionir sot në Beograd.
Një video po qarkullon në rrjetet sociale dhe ende nuk dihet se cili ishte qëllimi i tyre për të ardhur në parkun ku prej ditësh qëndrojnë “studentët që duan të studiojnë”.
Gjithashtu, një grup i madh burrash me të zeza janë filmuar te Zeleni Venac duke lëvizur drejt qendrës së qytetit.
Një protestë e madhe studentore po zhvillohet sot në Beograd. “Studentët e Vuçiqit”, të cilët regjimi dëshiron t’i prezantojë publikut me sloganin “studentë që vetëm duan të mësojnë”, janë shfaqur si kundërvënie ndaj protestave dhe bllokadave studentore në Serbi.
Ky grup, i konsideruar nga shumë si mbështetës të regjimit të lidhur me Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, u mbiquajtur “çaci”, që rrjedh nga konteksti specifik që filloi me mbishkrimet, dhe sot ky term është bërë një nga simbolet kryesore të protestave. Ata u mblodhën në Pionir Park në Beograd para disa ditësh, raporton KosovaPress.