Një djalë 14-vjeçar u vra dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në një sulm me thikë në Villach, në jug të Austrisë të shtunën, raportoi BBC.
Policia e identifikoi të dyshuarin si një azilkërkues sirian 23-vjeçar, i cili u ndalua në vendin e ngjarjes në Villach, një qytet afër kufirit me Italinë dhe Slloveninë.
Dy nga pesë viktimat e plagosur mbetën në gjendje të rëndë, raporton AA.
Policia tha se një punonjës i dërgesës ndihmoi në parandalimin e lëndimeve të mëtejshme duke drejtuar automjetin e tij drejt sulmuesit.
Shoferi, gjithashtu një burrë sirian, tha se ai ishte dëshmitar i sulmit teksa po kalonte dhe qëllimisht përplasi thikë me automjetin e tij.
Për shkak të ligjit austriak, identiteti i sulmuesit nuk është bërë i ditur, por policia konfirmoi se ai është një burrë 23-vjeçar sirian me banim në vend.
Ai kishte një leje qëndrimi të përkohshme dhe ishte në pritje të një vendimi për kërkesën e tij për azil.