Niveli i korrupsionit në Kosovë mbetet shqetësues, GLPS tregon se si po trajtohet nga gjyqësori

Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se fenomeni i korrupsionit në Kosovë vazhdon te mbetet shqetësues.

Kjo deklaratë është thënë në tryezën e diskutimit me temën “Si i trajtuan gjykatat rastet e korrupsionit gjatë vitit 2024?”.

Në këtë tryezë u theksua se niveli i korrupsionit vazhdon të jetë mjaft shqetësues për Kosovën. Drejtoresha ekzekutive Arbëresha Loxha Stublla tha se gjyqësori vazhdon të mos i trajtoj me seriozitet rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, raporton KosovaPress.


“Ne kemi gjetur se korrupsioni vazhdon që të mbetet fenomen që është shqetësues për Kosovën, e të njëjtën e theksojnë edhe shumë raporte ndërkombëtare të tjera dhe vendore. Gjyqësori në Kosovë vazhdon që të mos trajtoj me seriozitet të lartë rastet e korrupsionit të profilit të lartë i cili si rezultat i bënë zyrtarët publikë, e sidomos zyrtarët e lartë të pa prekshëm e të pa dënueshëm denjësisht nga sistemi gjyqësor i Kosovës”, tha ajo.

Loxha Stublla shtoi se kanë gjetur edhe këtë vit që rastet e korrupsionit të profilit të lartë janë stërzgjatur, ku seancat sipas saj kanë vazhduar të dështojnë, të anulohen duke penguar efikasitetin e gjyqësorit.

“Ky dështimi minon besimin e qytetarëve të Kosovës karshi institucioneve të sistemit të drejtësisë”, tha ajo.

Ndërsa, Nicola Scaramuzzo, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (TBC), theksoi rendësin e përfshirjes së organizatave të shoqërisë civile në monitorimin e sundimit të ligjit.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video