Ekipi i Kosovës në boks me 22 shkurt udhëton në Bullgari që të marrë pjesë në turneun më të madhin ndërkombëtar “STRANDJA” i 76 me radhë që do të mbahet nga 23 shkurt deri më 3 mars në Sofia të Bullgarisë.
Kosova përfaqësohet me boksieren Donjeta Sadiku dhe boksierët Bashkim Bajoku, Shpetim Bajoku Loris Idrizi dhe Taulant Jakupi, raporton KosovaPress.
Betejat të klasit botëror priten në edicionin e 76-të të Kupës Strandja
Medalistët olimpikë, botërorë dhe evropianë do të takohen në edicionin e 76-të të Kupës Strandja. Turneu më i vjetër i boksit në Evropë përfaqësuesit e 4 kontinenteve – Evropës, Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut – do të hyjnë në ring për të kryqëzuar dorezat.
Në turne pritet të marrin pjesë rreth 300 boksierë nga më shumë se 20 vende. Midis tyre janë kombe tradicionalisht të forta si Armenia, Kina, Franca, Italia, Irlanda, Kazakistani, Turqia dhe Uzbekistani.