Nis rinumërimi i 50 vendvotimeve për shkak të mospërputhjeve

Nis rinumërimi i 50 vendvotimeve për shkak të mospërputhjeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i rinumërimit të fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta, sipas vendimit të KQZ-së.

Fillimisht, në mbledhjen e ditës së sotme, KQZ mori vendim për rinumërimin e plotë të fletëvotimeve për subjektet politike dhe kandidatët nga 35 vendvotime për shkak se ekzistojnë mospërputhje në rezultate. Këto vendvotime i takojnë komunës së Vushtrrisë. Sipas rekomandimit të prezantuar nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, gjatë pranimit të rezultateve në këtë qendër nga Qendrat Komunale të Numërimit është hasur në mospërputhje të numrit të nënshkrimeve në Listën e Votuesve me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit të këtyre vendvotimeve. Ndërkohë, pikërisht sot pasdite nisi rinumërimi në QNR, raporotn KosovaPress.

KQZ sot mori vendim edhe për rinumërimin e 15 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, në të cilat është zhvilluar procesi i votimit më 9 shkurt 2025.


Procesi i rinumërimit po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

Përndryshe, Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për hapjen e të gjitha kutive të votimit për fletëvotimet e dërguar nga votuar nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të Komisionit Qendror të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt, raporton KosovaPress.

Sipas PZAP-së, me këtë vendim është udhëzuar KQZ, respektivisht Qendra e Numërimit dhe Rezultateve të bëjë hapjen e 177 kutive të votimit, me 1631 fletëvotime të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së, të njëjtat fletëvotime të rivlerësohen, të numërohen dhe të përfshihen në rezultate përfundimtar. Ndërkohë, rinumrimi i tyre, pritet të nis pas përfundimit të afatit për ankesa nga subjektet politike.

PZAP dje refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e votimit me postë.

Lexo edhe

Video