Me pankartat “Pensionistët ju arsimuan e ju po i ndëshkoni”, “Ministre reflekto, fillo dialogun”, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), ka filluar të protestojë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë.
Protesta ka filluar para Bibliotekës Kombëtare në kryeqytet, ndërsa do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit ndërsa në fund do të ndalen tek Qeveria.
Në këtë protestë po marrin pjesë kryetarët e shoqatave sindikale nga çerdhet, shkollat dhe universitetet.
https://kosovapress.com/sbashk-u-sot-proteston-per-rritje-pagash-dhe-kontrate-kolektive