Në Departamentin Special ka nisur gjykimi ndaj Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.
Në shqyrtimin fillestar të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Në seancën e sotme do të dëgjohet dëshmitari babi i viktimës, Behar Cengu dhe dëshmitari tjetër, Vllaznim Mustafa të cilët janë prezent, derisa Alketa Sadiku nuk është e pranishme.
Për këtë kryetari i trupit gjykues, Kujtim Krasniqi tha se ftesa i është dërguar dëshmitares Sadiku.
Aktualisht dëshminë e tij ka filluar ta jap babai i viktimës, Behar Cengu, dhe aktualisht pyetjet po ia drejton prokurorja e rastit, Merita Bina Rugova.