Manifestimi tashmë tradicional “Java e Minatorëve” ka filluar të enjten në mensën e punëtorëve në Stan Tërg në shenjë përkujtimi të 36 vjetorit të grevës historike të minatorëve të Trepçës, e cila pati “lëkundur themelet”, e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin autoritete të larta shtetërore, komunale, udhëheqës të institucioneve, ish pjesëmarrës të grevës së lavdishme, minatorë, etj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova në zemër e ka Trepçën.
“Trepça e ka ndihmuar zhvillimin e arsimit e të industrisë dhe përkundër ndërmarrjeve që ka Kosova në zemër e ka Trepçën”, ka thënë mes tjerash kryeministri Kurti.
Ndryshe, me rastin e këtij përvjetori, sindikata e punëtorëve të “Trepçës” ka organizuar aktivitete të ndryshme të cilat do të mbahen deri më 28 shkurt.