Nimani: Reka e Keqe mbështet Koalicionin për Kosovën Fituese

Nimani: Reka e Keqe mbështet Koalicionin për Kosovën Fituese

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese ka marrë mbështetje nga banorët e Rekës së Keqe.

“Botushë, Molliq, Nivokaz, Brovinë, Stubëll dhe Berjah – këto fshatra, që dikur ishin zemra e qëndresës së Rekës së Keqe në luftën për liri, sot vazhdojnë të jenë simbol i mbështetjes së pathyeshme”, ka shkruar ai në Facebook.


Ai ka marrë pjesë në takim me banorët të cilët sipas tij u zotuan të përkrahin fuqishëm Koalicionin e udhëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 137, si dhe kandidaturën e tij me numrin 25.

“Ky rrugëtim i përbashkët për të ndërtuar një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë vazhdon me besimin dhe përkushtimin e të gjithëve”, ka shtuar ai.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video