Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Artan Nimani tha se mikpritja në Korishë është dëshmi e besës dhe fjalës së dhënë për këtë koalicion që mban numrin 137.
“Në një atmosferë të ngrohtë dhe entuziaste, banorët e kësaj zone treguan përkushtimin e tyre për të ardhmen, duke përkrahur vizionin dhe angazhimin tonë për ndryshim dhe zhvillim”, shkroi Nimani pas tubimit të mbajtur në Korishë.
Ai tha se Koalicioni për Kosovën Fituese po forcohet çdo ditë me mbështetjen e njerëzve të fjalës dhe veprës.
“Me besimin dhe energjinë tuaj, unë, me numrin 25, jam i përkushtuar të jem zëri juaj për një të ardhme më të mire”, tha ai.
Artikull i sponsorizuar