Qeveria ia jep pronat e APK-së në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes e FSK-së

Qeveria e Kosovës i ka dhënë në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes 100 hektarë në Balltavë të Podujevës për ngritje të kapaciteteve të FSK-së. Ne mbledhjen e sotme të qeverisë u ndan edhe 500 mijë euro për popullin palestinez në Gaza, si dhe 500 mijë euro të tjera për KQZ-në për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ekzekutivi ndau edhe 2.3 milionë euro për pagesë të 244 specializantëve me vetëfinancim në periudhën 1 janar-31 dhjetor 2025.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se pronat e marra në shfrytëzim janë të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës (APK) dhe do të ndihmojnë në lehtësimin e arritjes së objektivave për investime afatgjate të FSK-së.

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti, përshëndeti arritjen e marrëveshjes të armëpushimit në Gaza, derisa tha se 500 mijë eurot e ndara do të ndihmojnë për rindërtimin e palestinezëve.

Ndërkaq, arsyetimi mbi ndarjen e 500 mijë eurove për KQZ-së nga ministri Hekuran Murati ishte për shkak të projektit për teknologjinë e numërimit në qendra komunale si dhe QNR-në.


Kurse, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se pagesa e 224 specializantëve me vetëfinancim dhe pagesa e 30 të tjerëve nga Lugina e Preshevës, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia do të ndihmojë në mbajtjen e kuadrove shëndetësor në Kosovë.

Në mbledhjen e sotme, qeveria mori vendim edhe për shpronësimin e tokave në rrugën magjistrale Kijevë-Zahaq, për çka kryeministri Albin Kurti tha se kanë arritur që koston e kësaj rruge ta zvogëlojnë nga 240 milionë euro në 90 milionë.

Qeveria emëroi edhe Arton Ahmeti sekretar në Ministri të Financave, Punës dhe Transfereve si dhe mori vendim për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë – me kryesues ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video