Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.V. dhe M.V. të nacionalitetit serb, dhe A.Ç. të nacionalitet boshnjak, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale krimi i luftës kundër popullsisë civile.
Ndalohet në Jarinjë një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë • KosovaPress
Hetimet kanë vërtetuar se të pandehurit si pjesëtarë rezervë të Policisë të Stacionit Policor në Pejë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, gjatë kohës së luftës në Kosovë, në Ozdrim të Pejës dhe fshatrat përreth regjionit të Pejës, kanë kryer vrasje, dëbim, shkatërrim të pasurisë dhe keqtrajtim ndaj popullsisë civile shqiptare që nuk ishin të përfshirë në luftë, me ç ‘rast u vranë 14 civilë të nacionalitetit shqiptar, raporton KosovaPress.
Ngrihet aktakuzë ndaj një shqiptari për krime lufte në Kosovë • KosovaPress
Prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë, konform dispozitave të KPPK-së, për shkak se të pandehurit gjenden në arrati.
Dënimi i parë në mungesë, precedent i rëndësishëm për sistemin gjyqësor • KosovaPress