Ngrihet aktakuzë ndaj një shqiptari për krime lufte në Kosovë

Ngrihet aktakuzë ndaj një shqiptari për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një shqiptari me inicialet M.I, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.


Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri, gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, dhunime, arrestime dhe keqtrajtime ndaj popullsisë civile shqiptare që nuk ishin të përfshirë në luftë, raporton KosovaPress.

“Prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë, konform dispozitave të KPPK-së, për shkak se i pandehuri gjendet në arrati. Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në ndjekjen dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë”, thuhet në njoftim të prokurorisë.

Lexo edhe

Video