Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, voton në qendrën e votimit në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”, Pejë, ora 07:00)
KQZ mban konferencën e parë për media – hapja e vendvotimeve në Kosovë. (KQZ, ora 08:00)
Demokracia në Veprim mban konferencën e parë për media. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 09:00)
Deklarim për media nga shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian. (Oborri i Fakultetit Filologjik, Kampusi Universitar, Prishtinë, ora 09:00)
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, voton në qendrën e votimit 1909 – shkolla e mesme “Ali Sokoli”, Prishtinë. (Ora 09:00)
Ferid Agani nga Koalicioni për Familje voton në shkollën “Naim Frashëri”, Prishtinë. (Ora 09:15)
Kryeministri Albin Kurti voton në Fakultetin Ekonomik, Prishtinë. (Ora 09:30)
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, voton në shkollën “Andon Zako Çajupi”, Mitrovicë. (Ora 09:30)
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku voton në shkollën fillore “Faik Konica”, Prishtinë. (Ora 10:00)
Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, voton në shkollën “Bedri Gjina”, Mitrovicë. (Ora 10:00)
Selim Pacolli nga Koalicioni për Familje voton në shkollën “Shkendija”, Hajvali. (Ora 10:00)
Fatmir Smajli nga Koalicioni për Familje voton në shkollën “Iliria”, Prishtinë. (Ora 10:00)
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj voton në shkollën “Faik Konica” Prishtinë, ora 10:30)
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi voton në shkollën “Hasan Prishtina”, Prishtinë. (Ora 10:45)
Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familje voton në shkollën “Nazmi Gafurri”, Prishtinë. (Ora 11:00)
KQZ mban konferencën e dytë për media – pjesëmarrja në vendvotime deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit të votimit. (KQZ, ora 11:30)
Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e PDK-së Prishtinë, ora 12:00)
Kryeparlamentari Glauk Konjufca voton në Fakultetin Ekonomik, Prishtinë. (Ora 12:00)
Demokracia në Veprim mban konferencën e dytë për media. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 13:30)
KQZ mban konferencën e tretë për media – pjesëmarrja në vendvotime deri në orën 15:00 dhe ecuria e procesit të votimit. (KQZ, ora 15:30)
Demokracia në Veprim mban konferencën e tretë për media. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 18:30)
KQZ mban konferencën e katërt për media – pjesëmarrja në votime dhe mbyllja e vendvotimeve. (KQZ, ora 19:30)
Demokracia në Veprim mban konferencën e katërt për media. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 20:30)
KQZ mban konferencën e pestë për media. (KQZ, ora ende e pacaktuar)